Transmetuar më 14-10-2026, 22:13

TIRANË, 14 Tetor 2026 — Ministria e Shëndetësisë ka publikuar bilancin e përditësuar zyrtar të të lënduarve nga përplasjet e dhunshme gjatë ditës së dytë të protestës në kryeqytet.

Sipas të dhënave të konfirmuara në orën 21:26, në Spitalin Universitar të Traumës po marrin trajtim mjekësor gjithsej 29 persona. Nga bilanci spitalor rezulton se të lënduar kanë mbetur:

23 efektivë të Policisë së Shtetit,

5 protestues,

1 kalimtar i rastit.

Ndërkohë, nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) bëhet me dije se në ambientet e saj nuk ka më persona të lënduar që po marrin trajtim mjekësor, pasi pacientët e pranuar gjatë pasdites janë larguar pas marrjes së ndihmës së parë ose janë transferuar.

Trazirat e ditës së dytë të protestës, të cilat nisën në orët e paradites përpara Ministrisë së Arsimit, u përshkallëzuan në përplasje të dhunshme përgjatë gjithë aksit qendror të Tiranës, duke lënë pas dëme të shumta materiale dhe dhjetëra të lënduar.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit