Transmetuar më 14-10-2026, 22:11

TIRANË, 14 Tetor 2026 — Trazirat dhe aktet e dhunës në kryeqytet kanë prekur edhe ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, ku protestuesit i kanë vënë flakën një automjeti të patrullës së përgjithshme të policisë.

Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të vona të mbrëmjes, ndërsa grupe personash, kryesisht të rinj, janë grumbulluar pranë godinës së komisariatit ku po mbaheshin të shoqëruar dhjetëra protestues të ndaluar gjatë ditës. Përveç djegies së mjetit zyrtar të policisë, protestuesit u kanë vënë zjarrin edhe koshave të mbeturinave në rrugët me rreth e rrotull.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të shuar flakët e automjetit dhe vatrat e tjera të zjarrit, ndërsa efektiva të shumtë të policisë kanë rrethuar zonën për të garantuar sigurinë e godinës dhe ndaluar sulmet e mëtejshme.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit