Transmetuar më 14-10-2026, 20:49

Qindra studentë, pjesëmarrës në protestën e dhunshme që është në ditën e dytë, kanë kaluar në anarki pasi kanë sulmuar biznese të ndryshme duke shkatërruar dhe plaçkitur.

Rruga e Durrësit është e shkatërruar aktualisht dhe shumë dyqane aty janë thyer, plaçkitur e djegur.

Flakët te Zogu I Zi kanë përfshirë dyqane por edhe katet e mësipërme ku banojnë familje. Zjarri ka marrë përmasa të mëdha te një dyqan dhe bankë dhe apartamentet mbi to.

Edhe disa dyqane të tjera janë nën flakë momentalisht.

Policia as që duket në të gjithë këtë segment rrugor.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit