Transmetuar më 14-10-2026, 20:30

Tensionet në Tiranë kanë arritur kulmin, ndërsa protesta është shoqëruar me skena të rënda dhune dhe shkatërrimi edhe në Rrugën e Durrësit.

Aktualisht, protestuesit u kanë vënë flakën disa automjeteve të Bashkisë së Tiranës, të cilat ndodheshin në zonë për të kryer pastrimin e rrugës.

Pamjet nga vendngjarja tregojnë një situatë dramatike, ku e gjithë Rruga e Durrësit paraqitet e mbuluar nga tymi, flakët dhe objektet e shkatërruara. Zona duket si një skenë lufte, me dëme të shumta materiale dhe me zjarr që ka përfshirë disa pika të ndryshme.

Për shkak të tymit të dendur dhe rrezikut nga flakët, banorë dhe qytetarë të kësaj zone po largohen nga vendi, të alarmuar nga situata që vijon të mbetet jashtë kontrollit.

Incidentet në Rrugën e Durrësit vijnë pas një serie përplasjesh dhe akteve të dhunshme të regjistruara gjatë gjithë ditës në kryeqytet, ku janë sulmuar institucione, biznese private dhe mjete të ndryshme.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit