Transmetuar më 14-10-2026, 20:10

Protesta në Tiranë vijon të shoqërohet me akte dhune dhe shkatërrime, ndërsa në shënjestër të protestuesve ka përfunduar edhe Banka e Shqipërisë.

Një grup protestuesish ka sulmuar ambientet pranë institucionit shtetëror financiar, duke përdorur kangjella metalike të shkulura nga rruga për të goditur dhe dëmtuar një prej kabinave të rojes.

Gjithashtu, protestuesit kanë thyer edhe xhamat e shatërvanit, duke shkaktuar dëme të tjera materiale në ambientet përreth godinës.

Sulmi pason ngjarjet e ngjashme në disa ministri, banka private, qendra tregtare, etj.

Përplasjet me forcat e policisë janë shoqëruar me përdorimin e gazit lotsjellës dhe ujit me autobotë.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit