Transmetuar më 14-10-2026, 20:04

TIRANË, 14 Tetor 2026 — Efektivët e repartit special “Shqiponja” kanë ndërmarrë një ndërhyrje operationale në terren për shoqërimin e personave që dëmtuan dhe thyer xhamat e një qendre tregtare pranë godinës së Parlamentit.

Ndërhyrja e policisë ka nxitur reagimin e menjëhershëm të turmës, e cila ka qëlluar me gurë, lëndë piroteknike dhe bomba molotov në drejtim të efektivëve të rendit.

Pavarësisht ndërhyrjeve të vazhdueshme, grupe protestuesish po vijojnë të ndezin flakadanë dhe molotovë në zonën përreth Parlamentit dhe pranë pedonales së Kalasë së Tiranës, pas sulmeve të kryera më herët ndaj Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë së Ekonomisë, Kryeministrisë dhe disa bizneseve private në kryeqytet.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit