

TIRANË, 14 Tetor 2026 — Një tjetër godinë e rëndësishme institudionale është bërë shënjestër e sulmeve të dhunshme në kryeqytet. Pas goditjeve ndaj Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit, Ministrisë së Financave dhe Kryeministrisë, protestuesit i kanë vënë flakën edhe godinës së Ministrisë së Drejtësisë.
Sipas raportimeve të fundit nga terreni, grupe protestuesish kanë hedhur lëndë djegëse dhe bomba molotov drejt fasadës dhe ambienteve hyrëse të institucionit, duke shkaktuar vatra të mëdha zjarri dhe dëme të konsiderueshme materiale.
Repartet e Policisë së Shtetit dhe forcat zjarrfikëse po ndërhyjnë në kushte të tensionuara për të shuar flakët dhe për të larguar turmën nga perimetri i Ministrisë së Drejtësisë, ndërsa përdorimi i ujit me presion dhe gazit lotsjellës po vijon përgjatë gjithë zonës qendrore.


Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






