

Tensionet nuk ndalen! Protestuesit zhvendosen në Rrugën e Elbasanit dhe marshojnë drejt Kuvendit. Një person i maskuar tenton të dëmtojë edhe zjarrfikësen, ndërsa policia shoqëron disa persona. Ja pamjet dhe zhvillimet e fundit…
Tiranë – Tensionet nuk kanë të ndalur në kryeqytet, ku protesta e studentëve dhe të rinjve është shoqëruar me akte të shumta dhune, dëmtime të pronës publike dhe private, si dhe përplasje me forcat e policisë.
Pas incidenteve në disa institucione shtetërore dhe biznese, protestuesit janë zhvendosur në Rrugën e Elbasanit, duke iu drejtuar godinës së Kuvendit të Shqipërisë.
Gjatë marshimit, një person me fytyrë të mbuluar është parë duke sulmuar edhe një automjet zjarrfikës, në tentativë për ta dëmtuar atë.
Ndërkohë, në rrugët e kryeqytetit vijojnë incidentet, ndërsa grupe protestuesish raportohet se po shkatërrojnë objekte që hasin gjatë lëvizjes së tyre.
Protesta, e cila ka vijuar prej më shumë se nëntë orësh, është karakterizuar nga përplasje të vazhdueshme me forcat e rendit, hedhje sendesh të forta, zjarrvënie dhe dëmtime materiale.
Policia e Shtetit ka ndërhyrë për të ndaluar personat e përfshirë në veprimet e dhunshme, ndërsa raportohet se disa protestues janë shoqëruar, edhe pas ndërhyrjes së personave të veshur civilë.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






