

TIRANË, 14 Tetor 2026 — Pas përplasjeve te Kryeministria dhe dëmtimit të disa godinave qendrore, protesta e dhunshme në kryeqytet është zhvendosur mbrëmjen e së mërkurës përpara godinës së Parlamentit të Shqipërisë.
Grupe të shumta protestuesish kanë rrethuar perimetrin e institucionit ligjvënës, duke qëlluar me gurë, sende të forta dhe bomba molotov në drejtim të forcave të rendit.
Policia e Shtetit ka ngritur një kordon mbrojtës të përforcuar përreth godinës së Kuvendit për të parandaluar depërtimin e turmës brenda ambienteve zyrtare, ndërsa vijon përdorimi i mjeteve të sprapsjes për të mbajtur situatën nën kontroll.





Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






