

TIRANË, 14 Tetor 2026 — Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) ka nxjerrë një bilanc zyrtar lidhur me personat e lënduar gjatë përplasjeve të dhunshme mes protestuesve dhe forcave të rendit në kryeqytet.
Sipas të dhënave të konfirmuara nga spitali rreth orës 18:40, në spitalin e urgjencës po marrin aktualisht trajtim mjekësor 7 persona, nga të cilët 4 janë efektivë të Policisë së Shtetit dhe 3 janë protestues. Autoritetet mjekësore bëjnë me dije se të gjithë pacientët janë koshientë dhe gjendja e tyre shëndetësore paraqitet e stabilizuar.
Ndërkohë, 4 protestues të tjerë, të cilët morën ndihmën e parë mjekësore pranë këtij spitalit gjatë orëve të pasdites, janë larguar për në banesa pasi kanë marrë mjekimin e nevojshëm dhe do të vijojnë kujdesin në rrugë ambulatore.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






