Transmetuar më 14-10-2026, 18:49

TIRANË, 14 Tetor 2026 — Situata përpara godinës së Kryeministrisë mbetet e tensionuar edhe pas rënies së mbrëmjes, me përplasje të vazhdueshme mes protestuesive dhe forcave të rendit.

Gjatë orëve të fundit, protestuesit kanë përdorur fishekzjarre dhe lëndë piroteknike në drejtim të kordonit të efektivëve të Policisë së Shtetit, duke tentuar të thyejnë barrikadën e sigurisë rreth institucionit.

Forcat e policisë i janë përgjigjur kësaj vale të re sulmesh duke përdorur autobotët e ujit me presion, bomba me tym dhe gaz lotsjellës për shpërndarjen e turmës. Pavarësisht ndërhyrjes së përsëritur të trupave policore, grupe protestuesish vijojnë të qëndrojnë të organizuar në rrugët dhe akset lidhëse të kryeqytetit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit