Transmetuar më 14-10-2026, 18:42

TIRANË, 14 Tetor 2026 — Tensionet në qendër të kryeqytetit janë përshkallëzuar sërish gjatë orëve të mbrëmjes, ndërsa grupe protestuesish u rikthyen përpara godinës së Kryeministrisë, e cila vijon të mbetet objektivi kryesor i sulmeve.

Protestuesit kanë hedhur lëndë djegëse mbi gardhin rrethues të godinës së ekzekutivit, duke u vënë flakën disa pemëve brenda territorit zyrtar të Kryeministrisë.

Forcat e sigurisë dhe efektivët e policisë kanë ndërhyrë menjëherë për fikjen e zjarrit dhe neutralizimin e situatës, duke përdorur ujë me presion nga autobotët dhe gaz lotsjellës për të sprapsur turmën nga perimetri i sigurisë.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit