

TIRANË, 14 Tetor 2026 — Zona përreth Kryeministrisë dhe Piramidës në kryeqytet i është nënshtruar një përshkallëzimi të metejshem të dhunës gjatë orëve të vona të pasdites, duke u shndërruar në një fushë të vërtetë përplasjesh me flakë, tym dhe gaz lotsjellës.
Grupe protestuesish kanë vijuar sulmet me gurë dhe sende të forta drejt fasadave të institucioneve shtetërore dhe bizneseve private përgjatë bulevardit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Nga pamjet e siguruara në terren, efektivët e Policisë së Shtetit kanë ndërmarrë ndërhyrje të përsëritura dhe ndjekje në këmbë për shoqërimin e personave që ushtrojnë aktet e dhunës. Përballë rezistencës së vazhdueshme të protestuesve, forcat e rendit po përdorin makinat me ujë me presion dhe lëndë gazsjellëse për të sprapsur turmën dhe neutralizuar vatrat e zjarrit të ndezura në rrugë.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






