

TIRANË, 14 Tetor 2026 — Ish-ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka reaguar publikisht lidhur me protestat studentore që kanë përfshirë Tiranën, duke dënuar aktet e dhunës dhe duke hedhur akuza ndaj disa pedagogëve e politikanëve për presion dhe shfrytëzim të kauzës së të rinjve.
Përmes një reagimi zyrtar, Vengu theksoi se studentët kanë të drejtën e tyre legjitime për të protestuar apo për të zgjedhur mospjesëmarrjen, por dënoi ashpër ndërhyrjet politike dhe dëmtimin e institucioneve.
“Studentët nuk kanë nevojë për suplement politik që t’i orientojë, as për kujdestarë që të flasin në emër të tyre. Ata kanë zërin, arsyet dhe të drejtën e tyre për të protestuar. Po aq sa kanë të drejtën të zgjedhin të mos protestojnë. Shqetësimet dhe aspiratat e tyre meritojnë të dëgjohen. Por dhuna dhe vandalizmi nuk i shërbejnë asnjë kauze,” u shpreh Vengu.
Ish-ministri ngriti gjithashtu shqetësime mbi presionet akademike ndaj studentëve që zgjedhin të mos i bashkohen tubimeve, si dhe për përpjekjet politike për të përfituar nga revolta rinore.
“Pedagogët që kërcënojnë me ulje notash ata që nuk protestojnë, apo deputetët që kërkojnë të rishpikin veten në kurriz të dilemave dhe aspiratave legjitime të rinisë, vetëm sa e thellojnë hendekun e besimit me një brez që paragjykohet shumë dhe dëgjohet pak,” deklaroi ai.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





