Transmetuar më 14-10-2026, 17:31

Protesta në kryeqytet vijon të shoqërohet me tensione dhe akte dhune, ndërsa protestuesit kanë mbërritur edhe pranë Piramidës së Tiranës, ku raportohen dëmtime të bizneseve private.

Sipas informacioneve të para, një grup protestuesish ka shënjestruar ambientet tregtare që ndodhen në katin e parë të Piramidës, duke thyer xhamat e disa bizneseve dhe duke shkaktuar zjarre.

Incidentet pranë Piramidës shënojnë një tjetër përshkallëzim të situatës, pas përplasjeve të regjistruara gjatë protestës në pjesë të ndryshme të kryeqytetit.

Më herët, protesta është shoqëruar me hedhje molotovësh, gurësh dhe mjetesh piroteknike në drejtim të institucioneve, ndërsa Policia e Shtetit ka ndërhyrë me gaz lotsjellës dhe ujë me autobotë.

Ende nuk ka një bilanc zyrtar të dëmeve të shkaktuara në bizneset pranë Piramidës.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit