

Një foshnjë me peshë të pazakontë ka tërhequr vëmendjen e stafit mjekësor në Itali. Një 34-vjeçare shqiptare ka sjellë në jetë djalin e saj me lindje natyrale, me një peshë prej plot 5.6 kilogramësh.
I pagëzuar me emrin Everest, vogëlushi ka lindur më 6 tetor në spitalin e Sassuolos. Prindërit e tij, të dy me origjinë shqiptare, jetojnë në Vignola të Italisë.
Pesha e të porsalindurit e ka bërë këtë lindje një rast të veçantë për stafin e spitalit, pasi është dukshëm më e lartë se pesha mesatare e një foshnjeje në lindje.
Everest është fëmija i tretë i çiftit dhe ka ardhur në jetë përmes lindjes natyrale. Lajmi është bërë publik nga vetë spitali i Sassuolos, i cili ka ndarë edhe fotografi të foshnjës me nënën, maminë dhe anëtarë të ekipit të repartit të gjinekologjisë.
Familja ka pritur me gëzim ardhjen në jetë të vogëlushit, i cili është kthyer në një rast të veçantë për shkak të peshës me të cilën lindi.
Një lindje e rrallë, që ka tërhequr vëmendjen e personelit mjekësor dhe ka sjellë një lajm të veçantë për familjen shqiptare që jeton në Itali.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






