

TIRANË — Tensione të reja janë regjistruar gjatë protestës studentore në kryeqytet, ku të rinjtë protestues kanë kundërshtuar praninë e politikës në tubim dhe kanë detyruar deputetin e Partisë Demokratike, Edi Paloka, të largohet nga vendngjarja.
Deputeti opozitar është pritur me thirrje e kërkesa të prerë nga ana e studentëve për të braktisur protestën, ndërsa dëgjoheshin thirrjet: "Rama në burg, Berisha në burg!", "Ik, ik!" si dhe "Deputetë të krimit!".
Pavarësisht përpjekjes së deputetëve të opozitës për t’u bashkuar në terren pas anulimit të mbledhjes së grupit parlamentar, studentët kanë reaguar me refuzim ndaj pranisë së figurave politike në tubimin e tyre.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





