Transmetuar më 14-10-2026, 13:59

RROGOZHINË — Skuadra e Egnatias do të mbajë flamurin e futbollit shqiptar në arenën ndërkombëtare për këtë sezon, duke u bërë klubi i dytë nga Shqipëria që arrin në fazën kryesore të një kompeticioni madhor europian, pas historisë së shkruar nga Skënderbeu në Europa League.

Kampionët e Shqipërisë siguruan pjesëmarrjen në fazën e ligës së Conference League pas një rrugëtimi kualifikues dramatik, ku spikati përmbysja ndaj irlandezëve të Shamrock Rovers — nga humbja 3–1 në sfidën e parë te fitorja 5–1 në shtëpi (rezultati i përgjithshëm 6–4). Ndonëse u eliminuan në play-off-in e Europa League nga norvegjezët e Lillestrøm, rrogozhinasit siguruan prerjen e biletës për në Conference League.

Në fazën e ligës, Egnatian e presin gjashtë përballje europiane përballë kundërshtarëve si Midtjylland, Braga, Aarhus, Universitatea Craiova, Lincoln Red Imps dhe Kauno Žalgiris.

Sfida e parë historike do të zhvillohet më 15 tetor në Rrogozhinë, ku Egnatia do të presë skuadrën daneze të Midtjylland.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit