

SKOCI — Operacione të mëdha kërkim-shpëtimi po zhvillohen në brigjet e Skocisë pas zhdukjes së një anijeje me tre persona në bord pranë portit të Nessit, në ishullin Lewis.
Sipas Policisë së Skocisë, e cila u njoftua për ngjarjen rreth orës 23:35 të së martës, deri më tani është gjetur trupi i pajetë i njërit prej anëtarëve të ekuipazhit. Familjarët e të përfshirëve janë njoftuar dhe po mbështeten nga efektivët e policisë.
Agjencia Detare dhe e Rojës Bregdetare (MCA) dhe Institucioni Mbretëror Kombëtar i Varkave të Shpëtimit (RNLI) kanë angazhuar një avion, dy helikopterë, gjashtë ekipe shpëtimi, dy varka shpëtimi dhe mjete të tjera detare.
Kërkimet po zhvillohen në kushte extreme atmosferike, ndërsa rajoni ndodhet nën paralajmërim të verdhë për erëra të fuqishme që arrijnë deri në 113 km/h.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





