Transmetuar më 14-10-2026, 13:30

TIRANË — Ka përfunduar mbledhja e qeverisë, e cila u zhvillua këtë të mërkurë me agjendë të ndryshuar për shkak të shkallëzimit të protestës studentore në kryeqytet.

Gjatë mbledhjes së kabinetit, Kryeministri Edi Rama ka bërë komentin e tij të parë publik mbi traziat e ditës së dytë, duke deklaruar se personat që kanë ushtruar dhunë, sipas tij, nuk janë studentë.

Mbledhja e qeverisë, e cila fillimisht ishte planifikuar për në orën 17:30, u zhvillua më herët pas tensioneve të krijuara në rrugët e Tiranës. Më herët, Kryeministri u detyrua të hynte në godinën e Kryeministrisë nga hyrja e pasme e dedikuar për stafin e mediave, pasi hyrja kryesore e institucionit ishte blinduar nga forcat e policisë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit