Transmetuar më 14-10-2026, 13:21

“Mos jua ka dhënë Saliu adresën gabim?”, Taulant Balla ironizon protestuesit, ja çfarë u thotë për tabelën përkujtimore!

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar me ironi ndaj protestuesve, pas tensioneve dhe incidenteve të regjistruara gjatë protestës së studentëve në Tiranë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla ka tërhequr vëmendjen për një tabelë përkujtimore kushtuar viktimave të regjimit komunist, të dënuara në lidhje me ngjarjen e njohur si “Bomba në Ambasadën Sovjetike”.

Në reagimin e tij, deputeti socialist ka ironizuar protestuesit, duke përmendur edhe kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha.

“O çuna, kjo është tabelë në përkujtim të viktimave të regjimit komunist për ‘bombën tek Ambasada sovjetike’. Nuk ka asnjë faj tabela, se mos jua ka dhënë Saliu adresën gabim?”, shkruan Balla.

Ai e ka përfunduar reagimin me thirrjen: “STOP DHUNËS! 🚫”

Reagimi vjen në vijim të përplasjeve dhe debateve politike që kanë shoqëruar protestën e studentëve, gjatë së cilës u regjistruan incidente pranë institucioneve shtetërore.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit