Transmetuar më 14-10-2026, 13:26

TIRANË — Bashkimi Evropian ka reaguar zyrtarisht pas përshkallëzimit të protestës studentore në kryeqytet, duke shprehur shqetësim të thellë për aktet e dhunshme dhe pretendimet mbi përdorimin e forca të tepruar nga ana e Policisë së Shtetit ndaj protestuesve dhe gazetarëve.

Përmes një deklarate zyrtare, Delegacioni i BE-së në Tiranë nëvizoi se liria e tubimit dhe e shprehjes përbëjnë vlera thelbësore evropiane që duhet të ushtrohen në mënyrë paqësore, ndërsa kërkoi nga autoritetet që veprimet policore të jenë proporcionale.

Evdenca e reagimit zyrtar të Zyrës së BE-së:

“Ne shprehim shqetësim në lidhje me përshkallëzimin e dhunshëm të protestës në Tiranë. Liria e tubimit dhe e shprehjes janë të drejta themelore dhe vlera thelbësore evropiane. Ato duhet të respektohen dhe të ushtrohen në mënyrë paqësore. Ne jemi në dijeni të pretendimeve për përdorim të tepruar të dhunës nga policia ndaj protestuesve dhe gazetarëve. Presim që veprimet e policisë të jenë proporcionale dhe të respektojnë të drejtat themelore, siç edhe presim që këto raste të hetohen me përparësi. Inkurajojmë të gjitha palët të ulin tensionet. Dialogu konstruktiv ndërmjet të gjithë aktorëve të përfshirë është e vetmja rrugë përpara.”

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit