

TIRANË — Partia Demokratike ka njoftuar anulimin e mbledhjes së Grupit të saj Parlamentar, e cila ishte parashikuar të zhvillohej këtë të mërkurë në orën 12:00 në sallën “Pjetër Arbnori”.
Vendimi për anulimin e takimit ku ishte parashikuar edhe fjala e kryetarit të partisë, Sali Berisha, erdhi për shkak të situatës së krijuar me protestën studentore përpara Ministrisë së Arsimit.
Deputetët e opozitës kanë deklaruar se do t’iu bashkohen në terren të rinjve dhe studentëve protestues.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





