

TIRANË — Protesta e studentëve përpara Ministrisë së Arsimit është shkallëzuar më tej, teksa tubuesit janë zhvendosur në trotuarin përballë godinës zyrtare duke bllokuar plotësisht qarkullimin e mjeteve në Rrugën e Durrësit.
Gjatë përshkallëzimit të aksionit, protestuesit kanë shkulur kangjellat metalike dhe tabelat e qarkullimit rrugor — të cilat po tentojnë t’i vendosin në derën kryesore të ministrisë — si dhe kanë dëmtuar reklamat anësore përgjatë aksit rrugor.
Me thirrjet "Erdhën studentët!", mijëra të rinj dhe nxënës shkollash që iu bashkuan bojkotit mësimor vazhdojnë të qëndrojnë në rrugë.
Një nga studentet e pranishme në protestë u shpreh:
“Kërkesa kryesore është që të rishikohen politikat në Shqipëri, të shikohen parimet me të cilat qeveriset, të qeveriset me dinjitet, me moral dhe me idenë që ky vend mund të bëhet më mirë. Kam qenë më e vogël. Mendoj që ka ardhur një pikë ku qytetarët dhe studentët po ndërgjegjësohen më shumë, duke mësuar më shumë mbi kulturën e politikës, për gjëra si populizmi. Mendoj që dalëngadalë do të arrihet ky ndërgjegjësim që thua ti”




Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





