Transmetuar më 14-10-2026, 12:26

Tensione të forta para Ministrisë së Arsimit, thyhen dyer, fluturojnë tulla dhe mjete piroteknike, studentëve u bashkohen edhe gjimnazistët!

Situata është tensionuar përpara Ministrisë së Arsimit, ku studentë nga universitete të ndryshme janë grumbulluar në protestë.

Gjatë tubimit janë hedhur tulla, sende të forta dhe mjete piroteknike në drejtim të godinës, ndërsa raportohet se është thyer edhe dera e ministrisë.

Pasi shqyen derën, të rinjtë hipën mbi murr dhe kangjella duke tentuar të futen brenda mjediseve të ministrisë.

Në protestë marrin pjesë studentë nga Universiteti i Mjekësisë, Universiteti Bujqësor i Tiranës, Universiteti Politeknik, Fakulteti i Drejtësisë dhe institucione të tjera të arsimit të lartë.

Forcat e policisë janë pozicionuar në ambientet e oborrit të ministrisë, ndërkohë që situata vijon të jetë e tensionuar.

Incidente janë regjistruar edhe në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, ku disa protestues kanë thyer derën kryesore dhe kanë hyrë në ambientet e brendshme të fakultetit.

Revoltës së studentëve dhe të rinjve u janë bashkuar edhe gjimnazistët e shkollës “Partizani”, duke zgjeruar pjesëmarrjen në protestë.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit