

Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit të naftës dhe benzinës vendosi sot të ulë vlerat për orët në vazhdim.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 u vendos të jetë jo më shumë se 213 lekë/litri.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 190 lekë/litri.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 14 ora 14.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Më herët dje, në mbledhjen pararendëse ky bord rriti në 219 lekë çmimin e naftës dhe 196 lekë benzinën. /noa.al
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





