Transmetuar më 14-10-2026, 11:59

TIRANË — Dita e dytë e protestës studentore në kryeqytet është shoqëruar me shpërthimin e tensioneve të reja përpara godinës së Ministrisë së Arsimit.

Studentë nga Universiteti i Mjekësisë, Universiteti Bujqësor i Tiranës (UBT), Politekniku, Fakulteti i Drejtësisë si dhe fakultete të tjera janë grumbulluar masivisht përpara ministrisë, ku kanë nisur hedhjen e sendeve piroteknike ndaj godinës zyrtare.

Ndërkohë që forca të shumta policie janë pozicionuar në mbrojtje të institucionit, një grup të rinjsh ka ndërmarrë veprime duke shkulur nga vendi kangjellat metalike mbrojtëse të rrugës.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit