

TIRANË — Partia e Demokratëve Europianë ka reaguar lidhur me zhvillimet dramatike gjatë protestës studentore në Tiranë, duke i cilësuar pamjet e mbërritura nga kryeqyteti si thellësisht shqetësuese.
Në reagimin e tyre zyrtar, ata ndalen te pamjet e një të riu me këmbën e dëmtuar rëndë, i cili u transportua nga efektivët e policisë, ndërsa ngrenë shqetësime serioze mbi raportimet për përdorimin e forcës së tepruar policore, përplasjet e dhunshme dhe numrin e të lënduarve.
Demokratët Europianë i kërkojnë Kryeministrit Edi Rama të mbajë përgjegjësi politike për situatën e krijuar, duke nëlinejuar se e ardhmja europiane e vendit nuk mund të ndërtohet mbi konfrontimin dhe gërryerjen e besimit te demokracia.
Reagimi i plotë i Demokratëve Europianë:
“Pamjet dhe videot që po vijnë nga #Tirana janë thellësisht shqetësuese. Të gjithë kemi parë pamjet tronditëse të një të riu me këmbën e thyer rëndë, i cili po largohej i transportuar nga efektivët e policisë. Raportimet për përdorim të tepruar të forcës policore, përplasje të dhunshme dhe të lënduar në të gjithë kryeqytetin ngrenë pikëpyetje jashtëzakonisht serioze.
Edi #Rama duhet të marrë përgjegjësi politike për atë që po ndodh. E ardhmja europiane e #Shqipërisë nuk mund të ndërtohet mbi konfrontimin apo gërryerjen e besimit te demokracia. Ajo kërkon dialog, llogaridhënie, respekt për të drejtat themelore dhe sundimin e ligjit.”

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






