Transmetuar më 14-10-2026, 10:53

TIRANË — Pasi nxënësit e gjimnazit “Partizani” dolën në rrugë, edhe studentët e Universitetit të Mjekësisë i janë bashkuar revoltës duke bojkotuar procesin mësimor.

Studentët e Universitetit të Mjekësisë, UBT-së, Politeknikut, fakultetit të Drejtësisë, etj. kanë nisur marshimin drejt Ministrisë së Arsimit.

Tensione ka pasur edhe në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, ndërsa disa protestues kanë thyer derën kryesore dhe janë futur në ambientet e brendshme të fakultetit.

Gjimnazistët e shkollës “Partizani” i janë bashkuar studentëve dhe të rinjve në revoltë.

Gjithashtu, edhe në universitetet e disa rretheve ka nisur bojkotimi i mësimit, në shenjë solidariteti me studentët në Tiranë.

Të rinjtë janë grumbulluar në rrugët kryesore të kryeqytetit dhe, pasi kanë marshuar pranë zonës së “Medresesë”, i janë drejtuar qendrës së Tiranës.

Shkallëzimi i protestave vjen pas përplasjeve të dhunshme të ditës së djeshme, të cilat u mbyllën me 16 persona të arrestuar dhe 49 të tjerë të proceduar nga Policia e Shtetit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit