Transmetuar më 14-10-2026, 10:13

TIRANË — Një ditë pas protestës së studentëve që u shoqërua me përplasje dhe ndërhyrje të dhunshme nga ana e forcave të policisë, nxënësit e gjimnazit "Partizani" në kryeqytet kanë bojkotuar procesin mësimor.

Në shenjë proteste dhe solidariteti për ngjarjet e së marte ku tubimi i studentëve zgjati mbi 8 orë, gjimnazistët kanë refuzuar të futen në klasa gjatë orëve të mëngjesit, duke qëndruar në ambientet e oborrit të shkollës.

Ndërkohë, studentët kanë paralajmëruar rikthimin në shesh dhe mbajtjen e një tjetër proteste ditën e sotme në orën 14:00.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit