Transmetuar më 14-10-2026, 09:47

TIRANË — Policia e Shtetit ka vënë në pranga 16 persona pas protestës së dhunshme që përfshiu kryeqytetin gjatë ditës së djeshme, ku për më shumë se 9 orë rrugët e Tiranës u shndërruan në një arenë përplasjesh me forcat e rendit.

Gjatë trazirave, persona të maskuar ndërmorën sulme ndaj godinave të Ministrisë së Arsimit dhe Bashkisë së Tiranës, dëmtuan biznese privatë e bankomate, si dhe u vunë flakën koshave të mbeturinave dhe objekteve të tjera publike në rrugë.

Bilançi i përplasjeve shënon 20 persona të lënduar, mes të cilëve numërohen 7 efektivë të Policisë së Shtetit dhe 2 gazetarë që ndodheshin në terren për mbulimin e ngjarjes.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit