Transmetuar më 14-10-2026, 09:44

TIRANË — Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka dënuar zyrtarisht aktet e vandalizmit të kryera gjatë ditës së djeshme ndaj selisë së Nunciaturës Apostolike në Tiranë, ku mes të tjerash u hoq edhe flamuri i Selisë së Shenjtë.

Përmes një deklarate zyrtare, MEPJ nërmjetëson se respektimi i paprekshmërisë dhe dinjitetit të përfaqësive diplomatike përbën një detyrim themelor ligjor e ndërkombëtar, ndërsa kërkon identifikimin e plotë të përgjegjësve.

Deklarata e plotë e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme:

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dënon aktet e vandalizmit të ushtruara dje tek selia e Nunciaturës Apostolike në Tiranë, përfshirë heqjen e flamurit të Selisë së Shenjtë.

Respektimi i paprekshmërisë dhe dinjitetit të përfaqësive diplomatike është një detyrim themelor, në përputhje me legjislacionin shqiptar dhe të drejtën ndërkombëtare.

E drejta për të protestuar është pjesë e pandashme e një shoqërie demokratike, por ushtrimi i saj duhet të respektojë ligjin dhe të përjashtojë çdo formë dhune apo vandalizmi. Autorët e akteve të paligjshme duhet të identifikohen dhe të përgjigjen përpara ligjit.

Ministria vlerëson reagimin e Policisë së Shtetit dhe shpreh besimin se institucionet kompetente do të zbardhin plotësisht ngjarjen dhe së bashku me institucionet e përfshira, do të garantojë sigurinë dhe paprekshmërinë e të gjitha përfaqësive diplomatike në Shqipëri.”

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit