Transmetuar më 14-10-2026, 09:41

TIRANË — Një apartament në kompleksin e banesave sociale në zonën e Shkozës është përfshirë nga flakët gjatë orëve të natës, duke shkaktuar panik të madh te banorët e godinës.

Gjatë momenteve të përhapjes së zjarrit, dy persona — mes të cilëve edhe një i mitur — kanë tentuar të dalin nga dritarja e apartamentit për t’i shpëtuar nga flakët dhe tymi.

Shërbimet zjarrfikëse kanë ndërhyrë menjëherë në vendngjarje duke bërë të mundur evakuimin e plotë të banorëve të pallatit dhe vënien e zjarrit nën kontroll.

Deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa ekspertët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit