

ELBASAN — Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë në DVP Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë, kanë zbardhur ngjarjen e ndodhur në orët e para të mëngjesit të datës 12 tetor 2026 në lagjen “5 Maji”.
Nga veprimet hetimore janë identifikuar dhe shpallur në kërkim tre autorët e dyshuar: shtetasit M. M. (46 vjeç, banues në Lezhë), S. A. (27 vjeç, banues në Elbasan) dhe N. A. (21 vjeçe, banuese në Greqi). Këta persona dyshohet se kanë vjedhur nën kërcënimin e armës një shumë parash dhe celularë brenda një banese.
Po ashtu, policia ka nisur procedimin në gjendje të lirë për shtetasin A. N. (30 vjeç, banues në Tiranë), i afërm i 46-vjeçarit dhe pronar i automjetit të braktisur nga autorët. Gjatë kontrollit të mjetit, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan veshje të ngjashme me uniformat e Policisë së Shtetit, një fenelinë si dhe një mjet prerës (thikë).
Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, ndërsa vijojnë kërkimet intensive për kapjen e tre personave të shpallur në kërkim.
Njoftimi:
Elbasan/Zbardhet ngjarja e ndodhur në orët e para të mëngjesit të datës 12.10.2026, në lagjen “5 Maji”.
Identifikohen dhe shpallen në kërkim 3 autorë të dyshuar të vjedhjes me armë.
Vihet në hetim pronari i automjetit që braktisën autorët.
Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë të DVP Elbasan, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë, si rezultat i punës hetimore, identifikuan dhe shpallën në kërkim shtetasit M. M., 46 vjeç, banues në Lezhë, S. A., 27 vjeç, banues në Elbasan dhe N. A., 21 vjeçe, banuese në Greqi.
Këta shtetas dyshohet se, gjatë orëve të para të mëngjesit të datës 12.10.2026, nën kërcënimin e armës, kanë vjedhur një shumë parash dhe celularë në një banesë, në lagjen “5 Maji”, në Elbasan.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. N., 30 vjeç, banues në Tiranë, i afërm i 46-vjeçarit dhe pronar i automjetit që braktisën autorët.
Gjatë kontrollit në këtë automjet u gjetën veshje të ngjashme me uniformat e Policisë, një mjet prerës (thikë) dhe një fenelinë.
Vijojnë kërkimet për kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe hetimet për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të të gjithë shtetasve të përfshirë në këtë rast kriminal dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të tij.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






