Transmetuar më 14-10-2026, 09:36

Policia thotë se ka identifikuar tre të dyshuarit për grabitjen me armë në lagjen “5 Maji”. Në makinën e braktisur u gjetën veshje të ngjashme me uniformat e Policisë, një thikë dhe një fenelinë

Policia e Elbasanit ka zbardhur grabitjen me armë të ndodhur në orët e para të mëngjesit të 12 tetorit në lagjen “5 Maji”, duke identifikuar dhe shpallur në kërkim tre persona të dyshuar për ngjarjen.

Sipas Policisë, në kërkim janë shpallur M. M., 46 vjeç, banues në Lezhë, S. A., 27 vjeç, banues në Elbasan, dhe N. A., 21 vjeçe, banuese në Greqi.

Tre personat dyshohet se kanë hyrë në një banesë në lagjen “5 Maji” dhe, nën kërcënimin e armës, kanë marrë një shumë parash dhe disa telefona celularë.

Hetimet kanë çuar gjithashtu te automjeti që dyshohet se është përdorur nga autorët dhe më pas është braktisur. Pronari i tij, A. N., 30 vjeç, banues në Tiranë, i afërm i 46-vjeçarit të shpallur në kërkim, është proceduar në gjendje të lirë.

Gjatë kontrollit të automjetit, policia thotë se ka gjetur veshje të ngjashme me uniformat e Policisë, një thikë dhe një fenelinë.

Hetuesit vijojnë kërkimet për kapjen e tre personave të shpallur në kërkim, ndërsa po punohet edhe për të identifikuar persona të tjerë që mund të kenë qenë të përfshirë në grabitje.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme. /noa.al

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit