

TIRANË — Kryeministri Edi Rama ka anuluar mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, e cila ishte planifikuar të zhvillohej ditën e sotme, më 14 tetor, në orën 12:00, në ambientet e Pallatit të Brigadave.
Në këtë takimi me pjesëmarrje të zgjeruar të deputetëve socialistë ishte parashikuar të diskutohej rreth nismave “Prania besnike” dhe “Pasqyra Albania”.
Deri më tani nuk janë bërë të ditura arsyet zyrtare që çuan në anulimin e papritur të kësaj mbledhjeje të sekretariatit dhe grupit parlamentar të mazhorancës.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






