

Diplomatja e njohur, Edit Harxhi, ish zëvendësministre e Punëve të Jashtme, i kërkon publikisht ministrit të ri të Brendshëm, Ervin Demo që të largohet nga posti duke i kujtuar se mund të përfundojë si ish kolegu i tij komunist, Hekuran Isai.
Harxhi vlerëson se ky është tetori 2026, i ngjashëm me dhjetorin 1990 dhe apelon:
"I bëj thirrje shqiptarëve anembanë të vijnë në mbështetje të studentëve heronj! Ata kanë nevojë për mbështetje mbarë popullore. Kjo është kryengritje kundër dhunës, nëpërkëmbjes dhe narkoshtetit.
Dënoj me forcë dhunën jo proporcionale ndaj studentëve dhe qytetarëve protestues.
I bëj thirrje Ministrit të Brendshëm Ervin Demo të japë dorëheqjen dhe të mbajë mend se si përfundoi Hekuran Isai.
Ky është momenti ynë, momenti i popullit të bashkohet me studentët deri në rrëzimin përfundimtar të Edi Ramës".
Në fund, Harxhi ka një tjetër paralajmërim domethënës: "Kryengritja nisi!"
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






