

Përditësim mbi kujdesin shëndetësor për personat e lënduar gjatë protestës në Tiranë.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Klodiana Spahiu doli sonte për të folur mbi situatën shëndetësore të personave të lënduar gjatë protestës së zhvilluar sot në Tiranë, bazuar në informacionin e raportuar nga strukturat spitalore.
Në Spitalin Universitar të Traumës, aktualisht po trajtohen një punonjëse policie, katër protestues dhe dy kalimtarë, të gjithë jashtë rrezikut për jetën.
Gjashtë efektivë të forcave speciale, dy përfaqësues të medias dhe katër kalimtarë janë larguar pasi kanë marrë ndihmën mjekësore.
Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT), kanë marrë trajtim dhe janë larguar, një diplomat i huaj, një përfaqësues i medias dhe 6 protestues.
Ministria thotë se kujdesi shëndetësor për çdo person të lënduar ofrohet pa dallim, në përputhje me gjendjen klinike dhe nevojat mjekësore të secilit.
Situata po ndiqet në vijimësi, përmes komunikimit të vazhdueshëm me institucionet shëndetësore.
Informacioni mbi numrin e personave të trajtuar dhe gjendjen e tyre shëndetësore përditësohet në bazë të të dhënave të verifikuara nga strukturat përkatëse.
FOTO

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






