Transmetuar më 13-10-2026, 22:40

Një grup protestuesish shkatërruan sonte filialin e mikrokredive ‘Iute Credit’, i cili ndodhet ngjitur me ambasadën e Vatikanit në hyrje të rrugës së Durrësit.

Protestuesit kanë thyer totalisht xhamat e ‘Iute Credit’ dhe janë futur brenda për të marrë mobiliet që më pas i hedhin në zjarret që kanë vendosur në mes të rrugës.

Protestuesit shihen duke marrë kolltukët dhe mobiliet e zyrës nga kati i dytë dhe duke i hedhur ato drejtpërdrejt në rrugë, mes brohoritjeve të turmës.

Më vonë në dalje televizive, një protestues, student pjesëmarrës në demonstratat e sotme, tha se nuk janë dëmtuar biznese, por është sulmuar vetëm iute credit pasi siç pretendoi ai, është pranë qeverisë.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit