

Pamje të rënda nga protesta, Noka publikon videon dhe pretendon se një të riu i është thyer këmba gjatë përplasjes me policinë
Deputeti i Partisë Demokratike dhe ish-ministri i Brendshëm, Flamur Noka, ka publikuar pamje nga përplasjet mes protestuesve dhe forcave të policisë, duke ngritur akuza për dhunë ndaj një të riu.
Sipas Nokës, i riu është dëmtuar rëndë gjatë ndërhyrjes së policisë dhe dyshohet se ka pësuar thyerje të këmbës.
Në pamjet e publikuara ai shihet teksa tërhiqet nga efektivët, ndërsa deputeti demokrat pretendon se në atë moment i riu kishte humbur ndjenjat.
“I thyejnë këmbën studentit. Nga dhunimi e torturimi, djalit i ka rënë të fikët, ndërsa policia po e tërheq si leckë”, shkruan Noka në reagimin e tij.
Në video dëgjohet dhe një grua e alarmuar që thotë me zë të lartë atë që po sheh.
Ja pamjet
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






