

TIRANË, 13 Tetor 2026 — Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, ka publikuar një deklaratë të dytë zyrtare lidhur me ngjarjet e dhunshme në kryeqytet, duke zgjeruar reagimin e tij fillestar dhe duke paralajmëruar verifikim të paanshëm për të gjitha pretendimet lidhur me tejkalimin e forcës nga efektivët e Policisë së Shtetit.
Ndryshe nga qëndrimi i parë ku fokusohej te dënimi i dhunës ndaj policisë, Demo shprehu shqetësimin për të gjithë të lënduarit gjatë përplasjeve, duke përfshirë studentët, qytetarët, gazetarët dhe punonjësit e policisë. Ai nënvizoi se ruajtja e standardeve evropiane kërkon llogaridhënie institucionale dhe proporcionalitet në ndërhyrje.
“Çdo veprim i Policisë duhet të jetë i ligjshëm, i nevojshëm dhe proporcional. Organet kompetente do të shqyrtojnë paanshmërisht çdo pretendim për përdorim të paligjshëm apo joproporcional të forcës, pa i paraprirë asnjë përfundimi hetimor. Çdo pamje dhe dëshmi që ndihmon në zbardhjen e çdo detaji të mundshëm duhet të ruhet dhe të verifikohet,” deklaroi Demo.
Kreu i Ministrisë së Brendshme ritaksoi se e drejta për të protestuar mbetet e garantuar, por dënoi sulmet ndaj insitucioneve dhe pronës publike. Ai u kërkoi strukturave të Policisë së Shtetit të marrin masa për uljen e tensioneve, ndërsa garantoi se përgjegjësitë ligjore si për dhunuesit, ashtu edhe për tejkalimet e mundshme administrative do të përcaktohen mbi bazën e provave individuale.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






