

TIRANË, 13 Tetor 2026 — Këshilltari i Partisë Socialiste në Bashkinë e Tiranës, Alfred Kika Muharemi, ka reaguar ashpër pas akteve të violentimit e djegies të regjistruara gjatë protestës së sotme në kryeqytet, duke deklaruar se dhunuesit nuk ishin studentë, por individë të paguar nga klane politike.
Në një prononcim për mediat, Muharemi pretendoi se pjesëmarrësit që dëmtuan godinat publike ishin të organizuar për të nxitur trazira dhe destabilitet në vend.
“Vetëm studentë nuk ishin ata që kryen aktet e dhunës në protestë. Ata ishin disa njerëz të mirëorganizuar nga organizata politike, që kërkojnë destabilitetin e vendit. Që në ditën e parë të protestës kam thënë që jam me protestuesit e ndershëm, por ndjej neveri për klanet politike që duan të përdorin çdo kërkesë të shëndetshme,” u shpreh ai.
Këshilltari i mazhorancës nënvizoi më tej se mosha mesatare e pjesëmarrësve të përfshirë në përplasje ishte rreth 40 vjeç, duke shprehur keqardhje që kërkesat e studentëve u njollosën nga individë që, sipas tij, synojnë vetëm destabilizimin e situatës politike e sociale.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






