

BRUKSEL, 13 Tetor 2026 — Partia Demokratike Europiane (EDP) ka reaguar zyrtarisht ndaj tensioneve dhe përplasjeve të regjistruara gjatë protestës së studentëve në Tiranë, duke u bërë thirrje autoriteteve shqiptare për vetëpërmbajtje dhe trajtim me përgjegjësi të kërkesave të të rinjve.
Përmes një deklarate publike, EDP shprehu shqetësimin për përdorimin e gazit lotsjellës, autobotëve me ujë dhe shoqërimin e protestuesve nga forcat e rendit. Formacioni politik evropian nënvizoi se veprimet e policisë duhet të respektojnë parimin e proporcionalitetit, ndërsa u bëri apel edhe protestuesve për të ruajtur karakterin paqësor të tubimit.
“E ardhmja evropiane e Shqipërisë nuk mund të ndërtohet mbi represionin apo arrogancën, por mbi dialogun, të drejtat themelore dhe përgjegjësinë demokratike,” deklaroi EDP.
Në një mesazh të drejtpërdrejtë drejtuar Kryeministrit Edi Rama, EDP i kërkoi ekzekutivit shqiptar të braktisë atë që e cilësoi si “kullë të fildishtë”, duke u përballur me shqetësimet e studentëve përmes transparencës, llogaridhënies dhe dialogut konstruktiv.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






