

Rëndohet situata momentalisht në Tiranë, një numër protestuesish kanë arritur të shpërthejnë portën kryesore të bashkisë.
Aktualisht protestuesit janë zhvendosur nga Ministria e Arsimit drejt bashkisë së Tiranës. Pak minuta më parë ata përdorën mjete të forta dhe forcë fizike dhe arritën ta shpërthejnë derën kryesore të bashkisë.
Më tej kanë hedhur gurë, flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike duke i vënë flakën derës dhe korridorit hyrës
Disa prej protestuesve janë futur brenda në godinë.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






