Transmetuar më 13-10-2026, 19:53

TIRANË, 13 Tetor 2026 — Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka bërë të ditur se strukturat spitalore në kryeqytet kanë qenë në gatishmëri të plotë për t’u ardhur në ndihmë të dëmtuarve gjatë protestës së sotme përpara Ministrisë së Arsimit.

Sipas të dhënave zyrtare të autoriteteve shëndetësore, ndihmë mjekësore kanë marrë efektivë policie, protestues, përfaqësuese të medias dhe kalimtarë të rastit:

Pjesëtarët e Policisë: Gjashtë efektivë të Policisë së Shtetit kanë marrë mjekim në spital për dëmtime nga mjete të forta, kryesisht në gjymtyrët e sipërme dhe të poshtme. Pas trajtimit mjekësor, ata janë larguar nga spitali jashtë rrezikut për jetën.

Protestuesit: Në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" (QSUT) janë paraqitur tre protestues me shqetësime shëndetësore si pasojë e ekspozimit ndaj gazit lotësjellës. Dy prej tyre janë larguar pas konsultave, ndërsa personi i tretë vijon ekzaminimet në urgjencë.

Mediat: Në Spitalin Universitar të Traumës kanë marrë shërbim mjekësor dy përfaqësuese të medias, të cilat pasi kryen ekzaminimet përkatëse u larguan në gjendje jashtë rrezikut për jetën.

Kalimtarët: Për ndihmë mjekësore janë paraqitur edhe dy kalimtarë të rastit. Njëri prej tyre është shtruar në spital për trajtim të mëtejshëm, ndërsa tjetri po mbahet nën monitorimin e mjekëve.

Ministria e Shëndetësisë konfirmoi se të gjitha strukturat spitalore do të vijojnë të mbeten në gatishmëri për çdo nevojë emergjente mjekësore.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit