

TIRANË, 13 Tetor 2026 — Griselda Katiraj, një nga studentet që mori pjesë në protestën e zhvilluar sot përpara Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, ka denoncuar publikisht përdorimin e forcës nga ana e pjesëtarëve të Policisë së Shtetit.
Sipas dëshmisë së saj, ajo është veçuar nga turma dhe është goditur me shkop gome në pjesën e kokës, duke pësuar dëmtime fizike në ballë, ndonëse pretendon se nuk po kryente asnjë veprim të kundërligjshëm.
"Një nga policët më tërhoqi, më futi në mes të turmës dhe më kanë gjuajtur me shkop gome. Isha vetëm në ato momente. Shenja në ballë është nga shkopi i gomës, ndërsa policit i kam bërë edhe video edhe foto," u shpreh Katiraj.
Dëshmia e studentes vjen në vijim të incidenteve të rënda të regjistruara gjatë ditës së sotme në kryeqytet, ku përplasjet mes protestuesve dhe forcave të rendit u mbyllën me 6 efektivë të lënduar, një gazetare të dëmtuar dhe 23 persona të shoqëruar në komisariat.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






