

LUKSEMBURG, 13 Tetor 2026 — Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një vizitë zyrtare në Luksemburg ku u prit nga homologu i tij, Luc Frieden, në një kohë kur në Tiranë studentët po zhvillojnë protesta duke kërkuar dorëheqjen e kreut të qeverisë.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Rama bëri me dije se fokusi i bisedimeve me kryeministrin Frieden ishte e ardhmja e marrëdhënieve dypalëshe dhe ecuria e procesit të integrimit evropian të Shqipërisë.
“Luksemburg – Me Kryeministrin Luc Frieden, për marrëdhëniet dypalëshe dhe rrugëtimin europian të Shqipërisë,” u shpreh Rama.
Përveç agjendës politike e diplomatike, kreu i qeverisë njoftoi edhe arritjen e një marrëveshjeje në fushën e transportit ajror, duke konfirmuar se nga muaji mars i vitit të ardhshëm do të nisë fluturimi i drejtpërdrejtë mes Luksemburgut dhe Shqipërisë përmes kompanisë ajrore kombëtare "LuxAir".
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






