Transmetuar më 13-10-2026, 16:01

TIRANË – Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit është shoqëruar me tensione dhe përplasje me policinë, ndërsa raportohet se një studente ka mbetur e plagosur në fytyrë.

Sipas raportimeve paraprake, vajza është parë e gjakosur, ndërsa ndihmën e parë ia kanë dhënë shokët dhe shoqet e saj. Ende nuk ka detaje të qarta se si është lënduar.

Pas marshimit dhe përplasjeve me efektivët e policisë, një pjesë e protestuesve është rikthyer drejt vendit ku nisi tubimi. Grumbullimi i të rinjve ka rinisur në Rrugën e Durrësit, në afërsi të Ministrisë së Arsimit.

Protesta vijon mes tensioneve, ndërsa studentët kundërshtojnë problematikat në arsim dhe kërkojnë ndryshime lidhur me shqetësimet që kanë ngritur.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit