Transmetuar më 13-10-2026, 15:59

TIRANË – Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit është shoqëruar me përplasje fizike mes të rinjve dhe efektivëve të policisë, ndërsa disa protestues kanë mbetur të lënduar. Mes tyre raportohet edhe një gazetare, e cila ndodhej në terren për të raportuar mbi zhvillimet.

Situata u tensionua pas hedhjes së sendeve në drejtim të godinës së Ministrisë së Arsimit dhe ndërhyrjes së policisë me gaz lotsjellës.

Ndërkohë, efektivët kanë nisur shoqërimin e protestuesve, mes të cilëve edhe disa aktivistë.

Protesta e kësaj të marte në Tiranë është zhvilluar kundër problematikave në arsim dhe kushteve me të cilat përballen studentët, ndërsa gjatë tubimit janë dëgjuar edhe thirrje kundër qeverisë.

Tensionet vijojnë në zonën përreth Ministrisë së Arsimit, ndërsa situata mbetet e ndjekur nga forcat e policisë.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit