

TIRANË – Një incident me lëndë djegëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit në rrugën “Mustafa Qosja” në Tiranë, ku dy persona ende të paidentifikuar dyshohet se kanë ndezur lëndë djegëse pranë një subjekti privat.
Sipas informacionit paraprak të policisë, lënda djegëse është hedhur dhe ndezur te shkallët e jashtme të subjektit në pronësi të shtetases A. B.
Si pasojë e flakëve, është djegur pjesërisht një automjet në pronësi të shtetases R. H., i cili ishte i parkuar pranë subjektit.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e personave të dyshuar, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e rastit.
Hetimet vijojnë për të përcaktuar dinamikën dhe shkaqet e ngjarjes.
Tiranë/Informacion paraprak
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, 2 shtetas ende të paidentifikuar dyshohet se kanë hedhur dhe ndezur lëndë djegëse, te shkallët e jashtme të subjektit në pronësi të shtetases A. B., në rrugën “Mustafa Qosja”. Si pasojë e flakëve, është djegur pjesërisht automjeti në pronësi të shtetases R. H., i parkuar në afërsi të subjektit.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe për kapjen e autorëve, si dhe për sqarimin dhe për dokumentimin e rrethanave të rastit.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






